Tech

Samsungu me më shumë shitje të telefonave sesa Apple

Përkundër vështirësive në fund të vitit 2016, Samsungu ka mbetur në krye të listës për shitje të telefonave.

Gjiganti jug-korean, sipas Strategy Analytics, ka shitur 308.5 milionë njësi vitin e kaluar, derisa Apple është në pozitën e dytë me 215.5 milionë iPhonë të shitur.

Sidoqoftë, çmimi i lartë i telefonave i ka dhënë Apple më shumë fitime. Gati 80 për qind e fitimeve kanë përfunduar në xhepin e kompanisë amerikane, që i bie 44.9 miliardë dollarë nga totali prej 53.7 miliardë dollarëve.

Në krahasim, Samsung Mobile ka fituar vetëm 14.6 për qind ose 8.3 miliardë dollarë – kjo shifër ka ndikuar shumë nga skandali me Galaxy Note7.