Tech

“Home Max”, superzmadhuesi i zërit nga Google

Google ka lansuar një zmadhues zëri për shtëpi të quajtur “Home Max”, i cili kushton 340 euro e që ka cilësinë e lartë të zërit.

“Google Home Max” është i projektuar që të ‘dridhë’ të gjithë dhomën nga basi e zëri me cilësi shumë të lartë, transmeton koha.net.

Ky boks i zërit do të dalë në treg në dhjetor të këtij viti me çmim fillestar prej 340 euro.

Zmadhuesi i zërit mund të komandohet me zë nga blerësit, për të ndërruar këngët apo ndaljen e rritjen e zërit.

{gallery}