Apple ka lëshuar azhurnimin më të ri të sistemit operativ iOS 11.
Versioni iOS 11.0.2 është publikuar për të përmirësuar disa lëshime me të cilat përballet versioni i ri i sistemit operativ të Apple për pajisjet në mobil.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekomandohet që përdoruesit, të cilët kanë pajisjet e tyre që mbështesin iOS 11, sa më parë të instalojnë azhurnimin më të ri, transmeton KP.
Kjo është e rëndësishme për të gjithë ata që kanë iPhone 8 ose iPhone 8 Plus, përdoruesit e të cilëve janë ankuar për probleme me zë gjatë thirrjeve telefonike, fotografi dhe e-mail. Të gjitha këto probleme janë zgjidhur në versionin e softuerit iOS 11.0.2.
Për të azhurnuar versionin e ri duhet shkuar në: Settings > General > Software Update.