Tech

Microsoft mund të mbyll brenda dy vjetëve serinë Surface

Sipas kreut të Canalys, Steve Brazier, dhe kreut të Lenovos, Gianfranco Lanci, Microsoft do të ndalojë lansimin e pajisjeve të reja Surface në 2019-ën.

As Microsofti nuk dëshiron të vazhdojë të shesë pajisjet Surface sepse nuk është burimi kryesore i të ardhurave për kompaninë, transmeton Koha.net. Ajo është duke gjeneruar të ardhura më shumë nga shërbimet Cloud, produktet e ndërmarrjes dhe nga Windowsi.

Lanci thotë se Microsofti është “duke humbur shumë para në pajisjet”, kështu që ai nuk sheh ndonjë arsye pse kjo kompani do të “dëshironte të vazhdonte me Surface”.

“Performanca e Surface është e brishtë, ka tremujorët e mirë dhe tremujorët e këqij, në përgjithësi nuk po bëjnë shumë para. Nuk ka kuptim për ata që të jenë në këtë biznes. Kur sfida e shpenzimeve kapitale, që Satya Nadella e bëri Microsoftin të bie, është bërë e dukshme në Wall Street të gjithë do ta pyesnin atë se përse ka shkuar në një biznes me margjina të ulëta”, ka thënë Brazier.

Së bashku me produktet që nuk kontribuojnë më shumë të ardhura, Brazier thotë se kreu i Microsoftit, Satya Nadella, është një “djalë i softuerit, një djalë i Cloudit”, gjë që mund ta bëjë atë të ketë dëshirë më pak për të vazhduar me serinë Surface.