Google lanson Pixelbookun, “laptopin më të hollë ndonjëherë”

Google lanson Pixelbookun, “laptopin më të hollë ndonjëherë”

04 tetor 2017 19:08

Google ka lansuar pajisjen më të re, që zëvendëson Chromebook Pixelin, laptopin Pixelbook.

Pixelbook kushton me çmim fillestar prej 999 dollarë dhe vjen me 128 GB hapësirë.

Pixelbook është laptopi më i hollë dhe më i lehtë i krijuar ndonjëherë, sipas gjigantit teknologjik. Pajisja peshon vetëm 1 kilogramë dhe është 10 milimetra i hollë.

Sikurse me laptopët e shkuar Pixel, Google do të ofrojë procesorët Intel i5 dhe i7 e me deri 16 GB RAM. Laptopi i Google-it vjen me asistentin digjital Google Assistant. Pajisja vjen edhe me lapsin Pixel PEn.

Më 31 dhjetor pajisja do të jetë në duart e blerësve, ndërsa për porosi mund të bëhen qysh tash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme