Tech

Instagrami sjell një opsion interesant

Instagrami ka nisur t’i bëjë ‘storiet’ e tij pak më interaktive me një veçori të re për sondazhe të cilën përdoruesit mund ta shtojnë me ‘stickerin’ e quajtur “poll” (sondazh).

Shtimi i sondazheve është i ngjashëm me çdo ‘sticker’ tjetër në Instagram: vetëm tërhiqeni dhe vendoseni në fotografinë e ‘stories’ suaj, dhe automatikisht do t’ju jepet mundësia për të kostumizuar pyetjen dhe zgjedhjet, transmeton Koha.net.

Personat që e shohin ‘storien’ tuaj do të jenë në gjendje të votojnë më pas, e që në fund do ju jap rezultatin final.

Për t’i parë rezultatet, thjesht hapeni listën e shikuesve të ‘stories’, dhe aty do ta shihni numrin total të votave, kush ka votuar dhe kush çka ka votuar.

Bashkë me ‘stickerët’ e rinj për sondazhe, Instagrami ka shtuar edhe një veçori shumë interesante që ju mundëson të merrni ngjyrën nga fotografitë dhe ta përdorni atë në tekst dhe brusha, si dhe një mjet për radhitje (i cili aktualisht është në dispozicion vetëm për iOS) që do t’ju mundësojë të siguroheni që teksti që e shkruani dhe ‘stickerat’ që i përdorni do të jenë të pozicionuar paralelisht në fotografitë tuaja.

Ky përditësim (përveç mjetit për radhitje që është i limituar vetëm për iOS) është në dispozicion tani për të dy sistemet operative, Android dhe iOS.