Tech

Detajet e smartfonit të parë Android One të HTC-së

Pas kompanisë së njohur kineze Xiaomi, HTC po ashtu është duke u bërë gati të lansojë smartfonin e saj të parë Android One.

Me emrin kodues HTC Ocean Life (HTC U11 Life), smartfoni i ri është shfaqur përsëri online falë llogarisë së famshme në Twitter, LlabTooFer, e cila ka zbuluar specifikat e telefonit Android, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj llogarie në Twitter, smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, Snapdragon 630 SoC në vend të Snapdragon 660, 3 ose 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme.


Gjithashtu, HTC Ocean Life pritet të vijë edhe me kamerën kryesore dhe të përparme prej 16 megapikselë, baterinë prej 2,600 mAh, sensorin për gishtërinj, do të jetë rezistent nda ujit (IP67) si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 8.0 (Oreo).

Detajet në lidhje me çmimin dhe se kur do të lansohet, ende nuk është zbuluar.