Basti 100 milionë dollarësh i Elon Muskut

Basti 100 milionë dollarësh i Elon Muskut

03 tetor 2017 12:56

Numërimi mbrapsht ka filluar që më 30 shtator dhe nëse inxhinierët e Teslas nuk arrijnë që të ndërtojnë brenda 100 ditësh një megabateri që do të prodhojë 100 MW energji, kompania do të humbasë 100 milionë dollarë.

Ky është basti i vendosur nga Elon Musk përmes rrjetit social Twitter me biznesmenin australian Mike Cannon-Brookes.

Bateria do të ndërtohet në Australinë Jugore, një nga rajonet që vuan prej vitesh furnizimin me energji, që i kushton qeverisë qendrore të shtetit-kontinent miliona dollarë çdo vit.

Për të zgjidhur njëherë e mirë këtë problematikë, autoritetet lokale vunë në dispozicion rreth 100 milionë dollarë dhe ftuan kompanitë Tesla, Zen Energy, Carnegie Clean Energy dhe Lyon Group që të bënin ofertat e tyre.

Në fund të tenderit, Tesla e Elon Musk fitoi të drejtën për ndërtimin e baterisë gjigante me litium që karikohet me energjinë e erës. Tesla nuk humbi kohë dhe nënshkroi një kontratë me kompaninë franceze Neoen, që do të ndërtojë fushën me panele diellor dhe turbinat që do të kapin energjinë e erës për të karikuar baterinë, transmeton tch.

Afati i vetëvendosur nga Elon Musk është 100 ditë dhe nëse bateria nuk është në funksion brenda kësaj periudhe kohore, atëherë ai ka thënë se autoritetet lokale në Australinë Jugore nuk do të paguajnë asgjë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme