HTC së shpejti me rivalin e iPhone X dhe Galaxy S8

HTC së shpejti me rivalin e iPhone X dhe Galaxy S8

30 shtator 2017 17:29

Edhe pse kohët e fundit mësuam se Google po blen HTC Mobile, kompania tajvaneze vazhdon të ofrojë telefonat e rinj.

Raportohet se HTC do të sjellë një telefon tjetër premium deri në fund të vitit, i cili do të cilësohet si rival i iPhone X dhe Samsung Galaxy S8.

Informatat e mëhershme sugjerojnë se modeli i ardhshëm i modelit premium do të publikohet në fillim të nëntorit, dhe tani ka dalë një informacion shtesë që në njëfarë mënyre konfirmon thashethemet. Burimet industriale pretendojnë se telefoni do të përditësohet në versionin HTC U11 dhe do të mbajë emrin HTC U11 Plus.

Telefoni i mençur do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835, kamerën e prapme 12MP, kamerën e përparme 8MP dhe hapësirën e ruajtjes prej 64GB ose 128GB, transmeton KosovaPress. Pajisja ka ekran 5.99 inç me rezolucion Quad HD. Tash për tash është e panjohur nëse HTC U11 Plus do të arrijë me softuer Android 8.0 Oreo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme