Tech

E gjithë bota e thotë gabimisht emrin e iPhone X

Një nga tre telefonat e rinj të kompanisë Apple - iPhone X, u paraqit në një ngjarje të veçantë më 12 shtator duke thënë "ky është iPhone dhjetë".

"X" i referohet një simboli romak që tregon numrin 10 në vend të shkronjës "eks" në alfabetin anglez, gjë që është mjaft logjike nëse merret parasysh se telefoni është paraqitur në 10-vjetorin e lëshimit të modelit të parë të iPhone.

Gjithsesi, dashamirët e teknologjisë në të gjithë botën vështirë se mund të tundohen të shprehin "dhjetë" në vend të "eks", qoftë nga konfuzioni, preferenca personale apo vetë kokëfortësia.

Brandon Ajzaxon, menaxher i AT&T, thotë se nuk i korrigjon konsumatorët me rastin e blerjes së iPhone X.

“Është quajtur 'dhjetë', dhe blerësit po kërkojnë 'X', por ne nuk shqetësohemi”, tha ai.