Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çfarë ndodhi? “Facebook” ra për 30 minuta në mbarë botën

Rrjeti gjigant social “Facebook” ka rënë për 30 minuta, duke ua bërë të pamundur përdoruesve ngarkimin e materialeve.

Shumë përdorues raportuan se faqja po shfaqte një mesazh gabimi duke thënë “asnjë postim për të treguar” kur ata u përpoqën të ngarkonin në profil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është hera e dytë brenda disa javëve që rrjeti social kalon vështirësi të tilla teknike. Paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me një problem teknik, sidoqoftë shkaku vijon të mbetet i paqartë.

Gjysma e përdoruesve raportuan se faqja e tyre ishte ndërprerë tërësisht, ndërsa të tjerë raportuan gabime (error), shfaqje të postimeve të vjetra, apo kërkesa për të shtuar miq.