Detektohen për herë të parë valë gravitacionale në Evropë

Detektohen për herë të parë valë gravitacionale në Evropë

28 shtator 2017 09:39

Paris, 28 shtator – Për herë të parë, valë gravitacionale u regjistruan nga detektori evropian ”Virgo”, vënë së fundi në shërbim, në kuadër të një vëzhgimi të përbashkët me dy sisteme amerikane të fushës, njoftoi një ekip shkencor ndërkombëtar.

“Valët gravitacionale janë përhapur në hapësirë gjatë 1,8 miliardë viteve para se të zbuloheshin nga detektori ‘Advanced LIGO’ i vendosur në Luiziane (SHBA), më pas, 8 000 konda më vonë nga ai i vendosur në shtetin e Uashingtonit dhe në fund, 6 000 sekonda më pas nga ‘Advanced Virgo’ vendosur pranë Pizës në Itali”, theksoi sot CNRS-ja në një komunikatë.

Instrumenti amerikan LIGO (Laser Interferometer Gravitational-Wave Observatory), formuar nga dy detektorë identikë në Luiziana dhe në shtetin e Uashingtonit, kishte parë tre herë këtë fenomen parashikuar nga teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit, në vitin 1915.

Detektimi i parë i drejtpërdrejtë, njoftuar më 11 shkurt 2016, përbën një ngjarje historike pas 40 vitesh përpjekjesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme