Caviar lanson iPhone X me titan që kushton mbi 4 mijë dollarë

Caviar lanson iPhone X me titan që kushton mbi 4 mijë dollarë

26 shtator 2017 21:37

Kompania ruse Caviar është e njohur për modifikimin e pajisjeve teknologjike.

Së bashku me prezantimin e iPhone X të ri, e iPhone 8 dhe 8 Plus, kjo kompani ka lansuar serinë e saj të re super luksoze.

Tani pajisjet e Apple janë bërë me trup nga titani, të inspiruar nga MiG-35 rus, raketa Satan ICBM e tanku T-14 Armata, transmeton koha.net.

Cavian heq trupin nga alumini në iPhone e në vend të tij vë trupin e punuar nga ta.

Kjo kompani ofron edhe pllaka të arta të Vladimir Putinit e Donald Trump të cilat ngjiten nga pas, e po ashtu edhe një koleksion ‘Love’ me diamante blu të jozefinës.

Një nga modifikimet e reja të Vaviar është iPhone X në formë meteori.

Image

Ky koleksion super luksoz vjen me një çmim shumë të shtrenjtë. Njëri nga opsionet më të lira të saj është iPhone 8 i bërë me gurë të zi për rreth 3 mijë dollarë.

iPhone X i veshur në formë meteori kushton rreth 4,500 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme