Panasonic lanson smartfonin e lirë Eluga I4

Panasonic lanson smartfonin e lirë Eluga I4

26 shtator 2017 18:09

Eluga I4 është emri i smartfonit të ri të Panasonic i cili është lansuar sot.

Ky smartfon është bërë për tregje të mëdha, si i Indisë e Kinës i cili do të shitet me një çmim të lirë e me tipare të arsyeshme për çmimin.

Eluga I4 ka çipin MediaTek, ndërsa sistemin operativ të para instaluar Android Nougat.

Ekrani i Eluga I4 është 5 inç me rezolucion HD, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë në memorie të integruar e cila mund të rritet me kartelë të jashtme microSD deri në 128 GB.

Kamerën e ka 8 MP e cila qëndron së bashku me skanerin e gishtrinjëve nga pas, ndërsa nga para për selfie 5MP, e baterinë 3000 mAh.

Panasonic Eluga I4 ofrohet në ngjyrë të kaltër, zezë dhe ari, ndërsa çmimi i tij është rreth 125 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme