Tech

Facebooku lanson “kopjen” e Snapchatit

Facebooku ka lansuar “kopjen” e rrjetit social Snapchat.

“Messenger Day” është veçoria më e re që kompania e ka lansuar të enjten për gjithë përdoruesit e Messengerit të Facebookut në iOS dhe Android. Kjo do të lansohet për gjithë tregun global për pak kohë.

{gallery}

Kjo veçori i mundëson përdoruesve të aplikacionit të realizojnë video dhe të shkrepin fotografi përmes kamerës së brendshme të Messengerit dhe të shtojnë filtra, tekste e vizatime mbi to.

Njerëzit mund të shtojnë më pas këtë postim në “Day” (Ditën e tyre) apo ta përshijnë në një bisedë me miqtë. Të gjitha postimet fshihen pas 24 orësh, që tregon idenë e kopjuar nga Snapchati.

Veçori e ngjashme është publikuar edhe në Instagram me “Stories” dhe WhatsApp Status.