Tech

Konfrimohet lansimi i Nokia 2

Së fundmi është zbuluar se kompani e njohur Nokia është duke u përgatitur të lansojë dy smartfonë të rinj.

Njëri nga ta do të jetë Nokia 2 dhe ky smartfon i ri, sipas llogarisë në Facebook të Nokia Mianmarit, do të lansohet në nëntor të këtij viti, transmeton Koha.net.

Kjo llogari në Facebook, sigurisht është duke folur për lansimin në Mianmar, kështu që mund të lansohet çdo ku herët apo vonë.

Nokia 2 thuhet se do të vijë me ekran 4.7-inç me butonët on-screen, procesor Snapdragon 210 dhe baterinë prej 4,000 mAh.

Është e mundshme që Nokia të lansojë edhe smartfonin e avancuar së bashku me Nokia 2, por ende nuk është zbuluar ndonjë detaj në lidhje me këtë.