Samsung Galaxy A (2018) do të vijë me butonin Bixby

Samsung Galaxy A (2018) do të vijë me butonin Bixby

25 shtator 2017 09:20

Shumë përdorues nuk e pëlqejnë butonin Bixby te smartfonët e rinj Samsung Galaxy, por gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore nuk do të dorëzohet.

Jo vetëm që do të ketë butonin Bixby telefoni i ardhshëm i avancuar, por Samsung po ashtu, sipas raportimeve të fundit, planifikon që ta përfshijë këtë buton edhe në serinë e saj premium të kategorisë së mesme, transmeton Koha.net.

Smartfoni i parë jo i avancuar Galaxy që do të ketë butonin fizik do të jetë Galaxy A (2018). E tërë seria Galaxy A (2018) do të ketë butonin Bixby, që nënkupton se do të kenë mundësi të lansojnë asistentin digjital me vetëm një klikim të thjeshtë të butonit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme