Asus ZenFone 5 mund të arrijë vitin e ardhshëm

Asus ZenFone 5 mund të arrijë vitin e ardhshëm

24 shtator 2017 10:18

Në një ngjarje në Romë, kompania e njohur Asus zyrtarisht ka lansuar serinë ZenFone 4 për Europë.

Edhe pse shumë detajet kyçe ende nuk janë zbuluar, të tilla si çmimi dhe kur do të jetë në dispozicion, së paku dihet se seria ZenFone 4 do të arrijë në dyqanet e Europës në javët e ardhshme, transmeton Koha.net. Disa media raportojnë se lansimi i kësaj serie mund të bëhet në nëntor.

Kreu i kompanisë, Jerry Shen, po ashtu ka zbuluar disa detaje në lidhje me serinë e ardhshme të familjes, ZenFone 5.

Asus nuk dëshiron të bëjë gabimet e njëjta me serinë e re sikurse që i ka ndodh me ZenFone 4, e cila është shtyrë për disa muaj.

Shen ka thënë se seria ZenFone 5 mund të lansohet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme