Xiaomi Mi 7 do të ketë opsion për mbushje pa tela

Xiaomi Mi 7 do të ketë opsion për mbushje pa tela

23 shtator 2017 18:31

Konsorciumi për mbushje të shpejtë është bërë më i pasur edhe për një anëtar – kompaninë kineze Xiaomi.

Kompania ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se i është bashkëngjitur ekipit të Wireless Power Consortium, por emri i saj është gjetur në listën e anëtarëve WPC në faqen zyrtare.

Wireless Power Consortium po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, duke iu falënderuar kompanive, si Apple dhe LG, transmeton kp.

Pritet që telefoni i ardhshëm premium Xiaomi Mi 7 do të ketë opsionin për mbushje pa tela. Po ashtu ekziston mundësia që Mi 7 nuk do të jetë telefoni i parë Xiaomi, i cili arrin me funksionin e mbushjes së shpejtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme