Shfaqen specifikat dhe fotografitë e laptopit retro ThinkPad të Lenovos

Shfaqen specifikat dhe fotografitë e laptopit retro ThinkPad të Lenovos

23 shtator 2017 17:48

Në muajin qershor të këtij viti, kompania e njohur Lenovo ka njoftuar se është duke punuar në laptopin e ri ThinkPad në mënyrë që të shënojë 25 vjetorin e këtij brendi.

Edhe pse kompania ende nuk ka zbuluar detajet e hollësishme, në internet ka rrjedhur një set fotografish së bashku me specifikat për laptopin retro ThinkPad.

I quajtur Lenovo ThinkPad 25 Anniversary Edition është i bazuar në modelin ThinkPad T470, transmeton Koha.net. Shumica e pjesëve kyçe janë të ngjashme, kështu që duhet t’i ketë edhe portet e njëjta, peshën dhe dimensionet.

Modeli i ri pritet të vijë me ekran 14-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesorin Intel Core i7-7500U, 16 GB RAM memorie dhe 512 GB SSD memorie të brendshme, si dhe kartelën grafike NVIDIA GeForce 940MX.

Dallimi kryesor është tastiera e vjetër me 7 rreshta ThinkPad e me tastin “Enter” ngjyrë të kaltër si dhe me ndriçim në pjesën e pasme. Po ashtu, edhe butonët zëvendësues të miut janë ridizajnuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme