Tech

Instagram lanson filtra në video live

Instagram ka prezantuar një përditësim të ri për live video.

Përdoruesit tani mund të përdorin një nga shumë filtrat e shtuar në video derisa janë live me shoqërinë e tyre.

Filtrat jo vetëm që mund të zgjedhen para live stream por ata mund edhe të ndërrohen gjatë kësaj videoje, transmeton koha.net.

Instagram ka shtuar edhe filtrat me syze, të cilët do të jenë ekskluzivisht për videot që shkojnë live, duke filluar nga java e ardhshme.