HTC e Google kanë bërë marrëveshje 1.1 miliard dollarësh për të ardhmen e Pixel

HTC e Google kanë bërë marrëveshje 1.1 miliard dollarësh për të ardhmen e Pixel

21 shtator 2017 10:35

HTC e Google zyrtarisht kanë prezantuar se këto dy kompani kanë arritur një marrëveshje. Google do t’i paguaj 1.1 miliard dollarë cash, në shkëmbim të disa punëtorëve si dhe google do të ketë qasje në pronën intelektuale të HTC-së.

Disa punëtorë të HTC, shumica e të cilëve janë duke punuar në zhvillimin e smartfonit të Google, Pixel dhe do t’i bashkohen Google e cila do të ketë licenca jo ekzekutive në pronën intelektuale të HTC-së, transmeton koha.net.

Kjo do të thotë se Google do të ketë qasje në patentat e fabrikave të HTC-së dhe dizajnit për të ardhmen e pajisjeve Pixel.

Ky është një hap i madh për Google pasi do ta ketë fabrikën e parë të saj harduerike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme