Pyetemi se çfarë tjetër ka përgatitur gjiganti i kërkimit, Google, për ngjarjen që do ta mbajë më 4 tetor, përveç smartfonëve Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, altoparlantit të mençur Home Mini dhe pajisjes për virtualizim të realitetit Daydream View VR.
Përgjigjja është e thjeshtë: një laptop të konvertueshëm, i cili mund të shndërrohet në tablet, transmeton Koha.net. Laptopi i ri i Googlet do të quhet Pixelbook dhe duket se do të jetë pasardhës i dy gjeneratave të Chromebook Pixel të cilat gjiganti i kërkimit i ka lansuar më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikur laptopët e deri tanishëm të Googlet, edhe Pixelbook do të jetë çdo gjë përveç se i lirë. Do të fillojë të shitet me çmim prej 1,199 dollarë (me 128 GB memorie të brendshme), por çmimi i tij mund të shkojë deri në 1,749 dollarë (me 512 GB memorie të brendshme).

Google Pixelbook do të punojë me sistemin operativ Chrome OS dhe do të ketë lapsin stylus shtesë të quajtur Pixelbook Pen. Kush dëshiron edhe këtë laps atëherë do të paguajë 99 dollarë shtesë.