Apple lëshon për përdoruesit sistemin iOS 11

Apple lëshon për përdoruesit sistemin iOS 11

19 shtator 2017 12:01

Sistemi operativ i Apple-it, iOS 11 është në dispozicion për shkarkim për iPhone dhe iPad.

Sistemi më i ri operativ i kompanisë mund të shkarkohet duke klikuar në “Settings-General-Software Update”.

Ndryshimet kryesore të iOS 11 nga paraardhësi janë:

  • Controll Center është tërësisht e ridizajnuar
  • Siri ka zë më real si dhe përkthen në kinezisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.
  • Ka filtër të rinj për foto.
  • AppStore është ridizajnuar.
  • Më në fund është prezantuar sistemi për ‘files’.
  • Apple Music tani përdoret si një rrjet social me mundësi të shpërndarjes së këngëve e të ‘listave të këngëve.
  • Është një version i ri në telefon “Mos më shqetëso” që lëshohet automatikisht kur një person është duke vozitur veturën.
  • Mund të sigurohet fjalëkalimi i një ‘wi-fi’ nga një pajisje tjetër me iOS thjesht duke i afruar telefonin afër.
  • Apele Maps ka prezantuar harta të reja për disa vende.

iOS 11 vjen i parainstaluar në iPhone 8/8Plus si dhe iPhone X.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme