Shfaqen në një fotografi Nokia 2 dhe Nokia 9

Shfaqen në një fotografi Nokia 2 dhe Nokia 9

18 shtator 2017 08:35

Kompania HMD Global dhe Nokia janë duke punuar në dy smartfonë të rinj – Nokia 2 dhe smartfoni i avancuar Nokia 9.

Së pari, mendohej se Nokia 9 në fakt është smartfoni i lansuar së fundmi – Nokia 8, por duket se Nokia është duke punuar në një smartfon vërtetë të avancuar, transmeton Koha.net.

Dy smartfonët e rinj, tani janë shfaqur në një fotografi e cila nuk zbulon shumë detaje. Të dy telefonat do të kenë kamerën kryesore të dyfishtë, me skaner për gishtërinj te modeli i avancuar.

Së fundmi, Nokia 9 është shfaqur në uebfaqen e njohur GeekBench dhe sipas kësaj uebfaqeje ai pritet të vijë me ekran 5.2 ose 5.3-inç me rezolucion Quad HD, procesor Snapdragon 835, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë si dhe atë të përparme prej 12 megapiskelë.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme