Tech

Duhet pagesë shtesë nëse doni që iPhone i ri i juaj të mbushet më shpejt

Duke iu falënderuar mbështetjes për mbushje të shpejtë, bateritë e modeleve më të reja iPhone mund të mbushen nga zeroja deri 50 për qind të kapacitetit për vetëm gjysmë ore. Por, për këtë duhet përdorur lidhjen USB-C.

Apple në pakon bazë nuk ofron adapterin për USB-C dhe as mbushësin USB-C.

Kablloja USB-C kushton 25 dollarë, ndërsa adapteri USB-C kushton 50 dollarë, shkruan TechRadar, transmeton kp.

Nëse merren parasysh tatimet, bëhet fjalë për 100 euro shtesë për pajisjen për mbushje të shpejtë. Nga ana tjetër, kjo nuk është edhe shumë aq e madhe nëse merret parasysh se iPhone X do të kushtojë të paktën 1.150 euro në Evropë.