Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft Edge me mbi 300 milionë përdorues

Microsoft nuk e ka humbur numrin e përdoruesve të shfletuesit të tij të ri të internetit - Edge.

Sipas të dhënave të paraqitura nga shefi dhe përgjegjësi për Microsoft Edge, Charles Morris ky shfletues përdoret nga më shumë se 330 milionë njerëz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar kur përdoreshin vetëm rreth 150 milionë përdorues, hyrja e 180 milionë përdoruesve të rinj brenda një viti nuk është e papërfillshme, pasi që më shumë se 500 milionë pajisje që operojnë me Windows 10 janë aktualisht aktive dhe mbi 60% e përdoruesve përdorin shfletuesin Edge, transmeton kp.

Shfletuesi Edge, i cili erdhi në korrik 2015 së bashku me Windows 10 si një zëvendësim për Internet Explorer, është ekskluzivisht i disponueshëm vetëm për Windows 10.