Google Assistant bëhet më i mençur – dhe përkthyesi juaj personal

Google Assistant bëhet më i mençur – dhe përkthyesi juaj personal

16 shtator 2017 10:42

Në konferencën e mbajtur së fundi Google Developer Days, gjiganti teknologjik i IT-së nga Mountain View ka prezantuar versionin e ri dhe të avancuar të asistentit digjital personal Google Assistant.

Kështu Google Assistant i ri do të jetë më i mirë në njohjen e zërit të shfrytëzuesit, dhe më i shpejtë gjatë përgjigjes në pyetjet e shtruara, por edhe më i mençur se më parë, gjë të cilën Google e demonstroi përmes shembullit në të cilin Assistant jep përgjigje të saktë në pyetjen se si titullohet filmi në të cilin Tom Cruise vallëzon dhe luan bilardo, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe përveç që është bërë më i mençur, Google Assistant së shpejti do të mundë ta shndërroni në përkthyesin tuaj personal – Google në Developers Day ka prezantuar opsionin që ju mundëson që Assistantit thjesht t’i thoni që të jetë përkthyesi juaj për një gjuhë të caktuar, dhe më pas ai automatikisht do të përsërisë fjalët tuaja në gjuhën e përzgjedhur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme