Apple fillon të pranojë paraporosi për iPhone 8 e iPhone 8 Plus

Apple fillon të pranojë paraporosi për iPhone 8 e iPhone 8 Plus

15 shtator 2017 11:28

Apple ka lansuar tre smartfonë të rinj gjatë kësaj jave, 2 prej të cilëve tani mund të paraporositen.

iPhone 8 e iPhone 8 Plus kanë filluar të paraporositen në 29 shtete e regjione në valën e parë të paraporosive.

Apple ka filluar të pranojë paraporosi në Apple.com si dhe nga aplikacioni Apple Store, transmeton koha.net.

Disa shitës të tjerë si, Best Buy, Verizon, AT&T, Sprint e T-Moible, po ashtu kanë filluar të pranojnë paraporosi për iPhone 8 e 8 Plus.

Dërgesat e para të këtyre smartfonëve do të fillojnë të premten e ardhshme, me 22 shtator.

Vala e parë e shitjeve përfshinë shtete si, Australia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Kina, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Irlanda, Italia, Japonia, Luksemburgu, Meksika, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Puerto Riko, Singapori, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-në.

Çmimi për iPhone 8 fillon nga $699/€799/£699 derisa ai iPhone 8 Plus fillin nga $799/€909/£799 , varësisht nga tregu ku shiten.

Ndërsa fansat e iPhone X duhet të presin deri me 27 tetor për ta paraporositur ndërsa dorëzimi i tyre fillon me 3 nëntor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme