Tech

Samsungu lanson telefonin Galaxy C5 Pro

Samsungu ka lansuar telefonin më të ri të serisë Galaxy.

Pajisja e re Galaxy C5 Pro është zyrtarizuar në Kinë dhe vjen me ekranin 5.2-inç Super AMOLED i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 626.

Galaxy C5 Pro ka 4 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, me mundësi zgjerimi përmes microSD.

Telefoni i ri ka baterinë 2600 mAh dhe posedon kamerën kryesore me 16 megapixel, aq sa është edhe ajo ballore. Pajisja ka edhe sensorin për njohje të gishtërinjve. Pajisja do të kushtojë 362 dollarë.