Tech

CIA hakon televizorët e mençur të Samsungut

Dokumentet më të fundit të publikuara të CIA-së, të postuar nga WikiLeaks, zbulojnë se kjo agjenci spiuniazhi ka qenë duke hakuar televizorët e mençur të Samsungut.

Këto dokumente janë pjesë e publikimit të “Vault 7” të WikiLeaksit, e cila në total përfshinë 8.761 dokumente dhe fotografi, transmeton Koha.net.

Njëra nga çështjet kryesore që flitet në këto dokumente është Weeping Angel (“Engjëlli që qan”), e cila si cak ka patur televizorët e Samsungut.

WikiLeaks thotë se Weeping Angel mundëson që televizori të “veprojë si një insekt, i cili regjistron bisedat në dhomë dhe pastaj ato i dërgon, përmes internetit, në një server të fshehtë të CIA-së”.

Nuk dihet saktësisht se sa të dhëna CIA ka marrë duke përdorur këtë metodë.