Tech

Specifikat e Huawei Mate 10 Pro, telefoni i parë me Android Oreo

Kompania e njohur kineze, Huawei, tashmë ka konfirmuar disa ndryshime të mëdha në linjën e saj të re të fabletëve, duke përshirë procesorin Kirin 970 me inteligjencë artificiale (AI) të integruar, ekrane pothuajse pa skaje dhe datën e lansimit, e cila është caktuar për 16 tetor në Gjermani.

Falë llogarisë së famshme të Twitterit, @evleaks, tani janë shfaqur të gjitha specifikat e Mate 10 Pro, për të cilin thuhet se ndoshta do të jetë smartfoni i parë në botë me sistemin më të ri Android 8.0 Oreo, transmeton Koha.net. Po ashtu, smartfoni i ri vjen me trup rezistent ndaj ujit dhe ma kamerën e pasme f/1.6.

Për informatat më të hollësishme duhet të presim të shfaqen në ditët në vijim.

Këto janë specifikat e Huawei Mate Pro:

  • Ekran 5.99-inç Quad HD + IPS me rezolucion 2880 x 1440 pikselë
  • Procesor Huawei Kirin 970 me tetë bërthama dhe grafikën Mali-G72MP12
  • 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memori të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD
  • Sistemin operativ Android 8.0 (Oreo) me ndërfaqen e përdoruesit Emotin UI 6.0
  • Dy kartela hibride SIM (nano SIM + nano SIM / microSD)
  • Kamerën kryesore të dyfishtë prej 20 MP (Monochrome) + 12 MP (RGB) me lentet Leica f/1.6, blicin LED të dyfishtë, Laser AF, OIS
  • Kamerën e përparme prej 8 megapikselë
  • Trashësi prej 5 mm
  • Sensorin për gishtërinj
  • Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit (IP68)
  • Lidhjen 4G VoLTE, WiFi 802.11ac (2.4 GHz/5GHz), Bluetooth 4.2 LE, GPS, NFC
  • Baterinë prej 4,000 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë.