Kompania e njohur kineze, Huawei, tashmë ka konfirmuar disa ndryshime të mëdha në linjën e saj të re të fabletëve, duke përshirë procesorin Kirin 970 me inteligjencë artificiale (AI) të integruar, ekrane pothuajse pa skaje dhe datën e lansimit, e cila është caktuar për 16 tetor në Gjermani.
Falë llogarisë së famshme të Twitterit, @evleaks, tani janë shfaqur të gjitha specifikat e Mate 10 Pro, për të cilin thuhet se ndoshta do të jetë smartfoni i parë në botë me sistemin më të ri Android 8.0 Oreo, transmeton Koha.net. Po ashtu, smartfoni i ri vjen me trup rezistent ndaj ujit dhe ma kamerën e pasme f/1.6.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër informatat më të hollësishme duhet të presim të shfaqen në ditët në vijim.
Këto janë specifikat e Huawei Mate Pro:
- Ekran 5.99-inç Quad HD + IPS me rezolucion 2880 x 1440 pikselë
- Procesor Huawei Kirin 970 me tetë bërthama dhe grafikën Mali-G72MP12
- 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memori të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD
- Sistemin operativ Android 8.0 (Oreo) me ndërfaqen e përdoruesit Emotin UI 6.0
- Dy kartela hibride SIM (nano SIM + nano SIM / microSD)
- Kamerën kryesore të dyfishtë prej 20 MP (Monochrome) + 12 MP (RGB) me lentet Leica f/1.6, blicin LED të dyfishtë, Laser AF, OIS
- Kamerën e përparme prej 8 megapikselë
- Trashësi prej 5 mm
- Sensorin për gishtërinj
- Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit (IP68)
- Lidhjen 4G VoLTE, WiFi 802.11ac (2.4 GHz/5GHz), Bluetooth 4.2 LE, GPS, NFC
- Baterinë prej 4,000 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë.