Tech

BE-ja stervit ministrat duke stimuluar një sulm kibernetik masiv

Talin, 8 shtator – Në Talin u organizua një stërvitje e ministrave të BE-së që stimulonte një sulm masiv kibernetik, me rastin e një mbledhje të Bashkimit Evropian në Estoni.

Skenari i kësaj stërvitje ishte sikur një operacion ushtarak i BE-së ishte sulmuar nga hakerat, që përdorin rrjetet sociale dhe “fake news”, transmeton atsh raportimin e medieve.

Me tableta dhe me ndihmën e një platforme të dedikuar, 28 ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian stimuluan sot përgjigjet e tyre ndaj një sulmi kibernetik të një shkalle të gjerë.

“Ne nuk do të shndërrojmë ministrat në programues informatike”, deklaroi paraprakisht ministri estonez i Mbrojtjes, Juri Luik.

“Por ne duam që ata të kuptojnë se këto situata zhvillohen shumë shpejt dhe kërkojnë përgjigje politike të shpejta”, vazhdoi ai.

“Duhet të jemi të përgatitur si në aspektin politik dhe në atë teknik”, theksoi ministri vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE.