Tech

Bie Microsoft Outlook, mijëra njerëz të zemëruar

Descriptive Text

Microsoft Outlook (ish-hotmail), ka rënë nga sistemi duke lënë pa qasje në emailet e tyre mijëra përdorues, transmeton koha.net.

Mijëra përdorues të softuerit të emailt të Microsoft Outlook nuk kanë mundur të qasen në emailet e tyre, duke i dërguar ata në një faqe gabimi.

E edhe përdoruesit e Skype janë duke pasur probleme që të kyçen në llogarinë e tyre derisa shumë lojtarë të Xbox nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre në Xbox Live, që të dy janë të Microsoft.

Ky problem është raportuar nga shumë përdorues nga Evropa dhe SHBA, transmeton koha.net.

“Diçka ka shkuar keq :( serveri nuk mund të ju qaseni tani. Ju lutem provoni përsëri”, është mesazhi i shfaqur te përdoruesit që janë duke u ballafaquar me këtë problem.

Shumë përdorues kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur nervozizmin e tyre, ndërsa Microsoft ende nuk e ka pranuar se ata kanë ndonjë problem.

{gallery}