Tech

Rrjedhin fotografitë e tabletit të anuluar të Microsoftit

Kanë rrjedhur në internet disa fotografitë në të cilat shihet tableti i anuluar i Microsoftit, Surface Mini.

Edhe më herët gjatë këtij viti janë publikuar disa fotografitë e Surface Mini dhe tani janë publikuar edhe disa të tjerë nga llogaria e famshme e Twitterit, @evleaks, transmeton Koha.net. Modeli në fotografitë ka kornizën me ngjyrë të kuqe dhe një mbështetëse.

 


 

Tableti i ri i Microsoftit, Surface Mini, pritet të vijë me ekran 7.5-inç me rezolucion prej 1440 x 1080 pikselë, procesor Snapdragon 800, 1GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.

 


 

Microsofti ka planifikuar që këtë tablet ta prezantojë ka mesi i vitit 2014, por është anuluar disa javë para prezantimit. Ende nuk dihet nëse Surface Mini do të prezantohet, por siç duket gjasat janë të mëdha pasi që kanë rrjedhur këto fotografitë.