Samsung Galaxy S9 mund të lansohet më herët

Samsung Galaxy S9 mund të lansohet më herët

03 shtator 2017 09:48

Në mënyrë që të jetë më e konkurruese me Applen, gjiganti i teknologjisë Samsung mund të planifikojë që të lansojë më herët smartfonin e saj më të ri e të avancuar, Galaxy S9, i cili do të konkurronte iPhone 8.

Sipas The Investor, ekrani AMOLED i Galaxy S9 do të fillojë dërgesat në muajin nëntor, transmeton Koha.net. Bazuar në këtë, lansimi i smartfonit të ri mund të bëhet ndoshta në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Samsung këtë praktikë e ka përdorë edhe me smartfonët e tjerë në të kaluarën me qëllim që të jetë më konkurrues. Duket se asaj do t’i arrijnë më herët ekranet AMOLED dhe lansimi i smartfonit të ri mund të bëhet disa muaj më herët sesa mund të presim.

Me Galaxy S8, Samsung ka porositur ekranet në janar të këtij viti dhe lansimi i smartfonit është bërë në muajin mars.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme