Në mënyrë që të jetë më e konkurruese me Applen, gjiganti i teknologjisë Samsung mund të planifikojë që të lansojë më herët smartfonin e saj më të ri e të avancuar, Galaxy S9, i cili do të konkurronte iPhone 8.
Sipas The Investor, ekrani AMOLED i Galaxy S9 do të fillojë dërgesat në muajin nëntor, transmeton Koha.net. Bazuar në këtë, lansimi i smartfonit të ri mund të bëhet ndoshta në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSamsung këtë praktikë e ka përdorë edhe me smartfonët e tjerë në të kaluarën me qëllim që të jetë më konkurrues. Duket se asaj do t’i arrijnë më herët ekranet AMOLED dhe lansimi i smartfonit të ri mund të bëhet disa muaj më herët sesa mund të presim.
Me Galaxy S8, Samsung ka porositur ekranet në janar të këtij viti dhe lansimi i smartfonit është bërë në muajin mars.