Tech

Prezantohet Motorola Moto X4

Descriptive Text

Pas shumë raportimeve, më në fund Motorola ka prezantuar telefonin e saj të ri Moto X4 në panairin e teknologjisë IFA 2017.

Moto X4 do të jetë në dispozicion në version me ngjyrë të zezë Super dhe të kaltër Sterling, si dhe me çmim prej 399 euro, transmeton Koha.net.

Sa i përket specifikave, Moto X4 vjen me ekran 5.2-inç IPS me rezolucion prej 1080 pikselë e xhamin Gorilla Glass, si dhe me trup nga metali e cila është rezistente ndaj ujit.

Gjithashtu, telefoni i ri i Motorolës vjen edhe me procesor të Qualcommit, Snapdragon 630, grafikën Adreno 508, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme ose 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë që nuk hiqet prej 3,000 mAh.

Sa i përket kamerës, Moto X4 vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 dhe 8 megapikselë si dhe me atë të përparme prej 16 megapikselë.