Tech

Apple Watch i ri nxit shfrytëzuesit të jenë më aktivë

Descriptive Text

Tashmë dihet që watchOS 4 do të jetë i përshtatur më shumë për shfrytëzuesit që ushtrojnë rregullisht, por së shpejti ata do të nxiten edhe më shumë për të ushtruar dhe për fitnes.

Apple Watch i ri praktikisht do të përkrahë të gjitha ushtrimet e mundshme, përcjell Koha Ditore.

Disa prej tyre kanë të bëjnë me sportet ose fitness aktivitetet e zakonshme, si boksi, futbolli, pilates, por Apple do t’u mundësojë shfrytëzuesve që të përcjellin aktivitetet e veta edhe gjatë marrjes me aktivitete tjera si birilat, golfi apo surfimi.

Të gjitha këto do të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve kur Apple të prezantojë watchOS 4 bashkë me Apple Watch të ri në shtator, ndërsa disa prej këtyre mundësive tashmë janë në dispozicion për shfrytëzuesit e versionit beta të watchOS 4.