Tech

Google Pixel i ardhshëm pa portin për kufje

Është një pjesë e vogël e kompanive që prodhojnë smartfona të cilat ende vazhdojnë të lejnë hapësirë për portin e kufjeve, pasi që pjesa tjetër ngadalë është duke kaluar në përdorim të një porti tjetër në pajisje.

Disa kompani ndoshta kurrë, ose të paktën në një të ardhme të afërt, nuk do ta kalojnë portin e kufjeve, por sipas raportit të fundit, Google nuk është njëra nga këto kompani.

Duket se Google Pixel i ardhshëm do të ketë vetëm portin USB Type-C dhe do ta kalojë portin e kufjeve 3.5mm, transmeton Koha.net. Kjo është përmendur në një dokument të brendshëm të Googlet, i cili nuk mund të shpërndahet publikisht.

Googlet i duhet ende kohë që të finalizojë detajet në lidhje me gjeneratën e ardhshme të smartfonit Pixel, por së paku dihet që telefonat e ardhshëm Pixel do të jenë pajisjet premium.