Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kur do të lansohet iPhone 8 dhe me çfarë çmimi

Kompania Apple do sjellë iPhone 8 në muajin shtator të këtij viti, që pritet të jetë pajisja teknologjike më e mirë e të gjitha kohërave.

iPhone është krijuar që në 2007 dhe këtë vit bëhet 10-vjetori i krijimit të tij. Sipas spekulimeve, mendohet që këtë vit të vijnë detaje të reja në aparatin celular, që kanë të bëjnë me cilësinë e fotografimit dhe me kualitetin e baterisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mendohet se gjatë muajit shtator do dalin vetëm në sasi të limituar, të cilët do porositen paraprakisht me 15 shtator dhe do merren me datë 22.

Më pas në dhjetor pritet që të jenë në sasi më të madhe ku çdo njeri mund ta ketë. The Fast Company ka zbuluar nga burimet e brendshme të Apple se cmimi do të jetë 1 mijë dollarë.