Tech

Samsungu konfirmon telefonin Note 8

Kompania Samsung ka konfirmuar se fableti Galaxy Note 8 do të vijë në tri opsione të memories.

Gjiganti teknologjik ka njoftuar se pajisja e re do të vijë me modelet 64, 128 dhe 256 gigabajt.

Përderisa modelet me kapacitet më të vogël ende nuk janë konfirmuar, ai me 256 GB ka filluar të reklamohet nëpër dyqanet në Korenë Jugore.

Samsung Galaxy Note 8 pritet të ketë ekranin 6.3-inç Quad HD dhe rezolucion 2960x1440 pixels. Pajisja do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 835 e 6 GB RAM memorie.

Fableti do të ketë kamerë të dyfishtë me 12 megapixel, ndërsa ajo ballore do të ketë 8 MP.

Telefoni do të prezantohet gjatë kësaj jave.

Image