Me Galaxy S8 dhe S8 Plus, gjiganti i teknologjisë Samsung ka bërë një marrëveshje me kompaninë e njohur të procesorëve, Qualcomm, që të jetë e para me pasardhësin e Snapdragon 835.
Kjo ishte një lëvizje e mirë, pasi që Samsung ka shitur smartfonët e rinj 15 për qind më shumë sesa modelet Galaxy S7 dhe S7 Edge, transmeton Koha.net. Për shkak të kësaj, gjiganti koreano-jugor i teknologjisë pret që të arrijë të njëjtin sukses edhe me procesorin më të ri, Snapdragon 845.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas detajeve të reja, Samsung do të marrë tërësisht linjën e parë të prodhimit të Snapdragon 845 për modelet Galaxy S9 dhe S9 Plus.
Sipas blogerit Weibo, Samsung dhe Qualcomm tashmë kanë rregulluar furnizimin me gjeneratën e re të procesorëve.