Tech

Galaxy Note 8 arrin në variantin “Deep Sea Blue”

Descriptive Text

Kohë më parë ka pasur informacione se Samsung planifikon të prezantojë opsionin e ngjyrës së re për telefonin Galaxy Note8 - Deep Sea Blue.

Evan Blass (@evleaks) tash konfirmon informacionin se do të ketë variant të ri për Note 8, transmeton KosovaPress.

Galaxy Note8 do të prezantohet më 23 gusht dhe pritet që telefoni do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.