Tech

Fillon prodhimi masiv i procesorit të teknologjisë së lartë – Kirin 970

Momentalisht prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve, Huawei, është duke punuar në smartfonin e avancuar për gjysmën e dytë të këtij viti.

Për të pasur mjaftueshëm Mate 10, Huawei më herët këtë muaj ka filluar prodhimin masiv e procesorit të teknologjisë së lartë, Kirin 970, i cili do të jetë pjesë e fabletit të ri, transmeton Koha.net.

Thuhet se Kirin 970 do të konkurrojë Qualcommin dhe Samsungun për vendin e parë. Do të zhvillohet duke përdorë procesorët 10 nm dhe mund të jetë procesor i parë për celularë i cili do të jetë si i veçantë për veçorinë AI.

Huawei, po ashtu, së fundmi ka thënë se Kirin 970 do të përfshijë edhe kartelën grafike (State-of-the-Art) e cila është më e fuqishme deri më tani.