Tech

Emri zyrtar i Android O zbulohet në ditën e eklipsit diellor

Emri zyrtar i sistemit operativ Android të ardhshëm të gjigantit të kërkimit, Google, - për momentin referohet si Android O – do të zbulohet në ditën kur do të ndodhë eklipsi diellor, më 21 gusht.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Twitterit, David Ruddock nga Android Police, i cili ka cituar një burim të cilin, siç thotë ai, nuk mund ta verifikojë, shkruan GSM Arena, transmeton Koha.net.

 


 

21 gushti do të jetë dita e eklipsit diellor në Shtetet e Bashkuara, i cili herën e fundit ka ndodh para një shekulli, dhe është shumë e mundshme që gjiganti i kërkimit është duke planifikuar diçka të madhe për këtë datë.

Dita e eklipsit diellor për zbulimin e emrit zyrtar, po ashtu, mund të jetë një goditje e fort se cili emër mund të jetë. Ndonjë mendin? Mendoni se çfarë ndodh gjatë eklipsit diellor.

Image

Kjo, apo jo? Dhe kështu mund të quhet Android O:

Image

Zakonisht, Google vendos emrat e sistemeve operative të saj në bazë të çokollatave apo ëmbëlsirave të ndryshme dhe duket se edhe për sistemin e ri [Android O] ajo ka zgjedhur emrin në bazë të kekut të njohur botërisht – Oreo.

Image