Ora e mençur e re e Samsungut është Gear Sport

Ora e mençur e re e Samsungut është Gear Sport

13 gusht 2017 10:04

Tash e një kohë është duke u përfolur për orën e mençur të re të gjigantit të teknologjisë, Samsung, dhe tani është shfaqur një dokument nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) i cili zbuloi orën e re të mençur të kësaj kompanie.

Ora e re e mençur quhet Samsung Gear Sport dhe marrë parasysh skemën e dizajnit në foto, fjala është për një orë të mençur standarde ose për ndonjë pajisje për fitnes, transmeton Koha.net.

Detajet rreth pajisjes së re për momentin nuk janë zbuluar, por e vetmja gjë që dihet aktualisht është kjo skemë e cila zbulon dizajnin e pjesës së poshtme. Po ashtu, dihet se Gear Sport do të ofrojë mbështetje për lidhjen Bluetooth dhe Wi-Fi.

Duke marrë parasysh se së shpejti do të mbahet panairi i teknologjisë IFA, nuk do të ishte befasi nëse gjatë këtij panairi do të mësonim më shumë për Samsung Gear Sport, ndoshta edhe për linjën e re të orëve të mençura/pajisjeve për fitnes.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme