iPhone i ri do të vijë pa ngjyrën rozë?

iPhone i ri do të vijë pa ngjyrën rozë?

10 gusht 2017 17:53

Kompania Apple ende nuk ka konfirmuar nëse modeli i ri iPhone 8 do të dalë në treg në shtator të këtij viti, ndërkohë që në internet muajve të fundit ka pasur raportime të shumta mbi specifikat e telefonit të ri.

Sipas informacioneve të fundit, të cilat nuk janë të konfirmuara, blerësit nuk do të kenë mundësinë që ta përzgjedhin ngjyrën rozë, pasi që iPhone 8 do të vijë në treg vetëm në ngjyra të tjera.

Përveç ngjyrës, iPhone 8 pritet të ketë madhësi ndërmjet modelit iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Kamera me blic do të jetë e renditur në mënyrë vertikale.

iPhone i ri pritet të jetë telefoni i vetëm mobil i Apple, i cili do të jetë me mbushje pa tela dhe pritet të jetë më i shtrenjtë se sa modelet paraprake.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme