Tech

Gjenerata e tetë e procesorëve Core prezantohet më 21 gusht

Intel zyrtarisht ka bërë të ditur se gjeneratën e tij të tetë të procesorëve Intel do ta prezantojë më 21 gusht.

Ngjarja do të transmetohet globalisht dhe kompania do të paraqesë prodhimet e veta më të reja, të cilat janë të dizajnuara për procesorët më të ri Intel, transmeton kp.

Sipas asaj që është e paraparë, ka mundësi që kjo ngjarje të fokusohet në procesorë të mobilave.

Intel mund të përdorë edhe disa laptopë, për të treguar mbi mundësinë e gjeneratës së tetë.

Tash për tash nuk është e njohur nëse Intel do të planifikojë të paraqesë edhe procesorë për desktop.

Intel zakonisht publikon gjeneratën e ardhshme të arkitekturës CPU, së pari në platformat mobile, para se të bëjë prezantimin për desktop, gjë e cila sugjeron se ngjarja e ardhshme mund të jetë e lidhur vetëm për procesorët mobil.